Rëndohet bilanci i viktimave: Dy pacientë me Covid-19 ndërrojnë jetë
E Diel 28 Qershor 2020, 11:20
TiranaPost
Edhe ditën e sotme janë shënuar dy viktima me koronavirus. Bëhet fjalë për një pacient 70 vjeçar nga Shkodra dhe një 54 vjeçar nga Tirana të cilët kanë ndërruar jetë në Spitalin Infektiv.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se dy pacientët kishin sëmundje bashkëshoqëruese.
Bilanci i viktimave në Shqipëri nga koronavirusi shkon në 55.
Qarku Tiranë 31, Durrës 9, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 6, Kukës 1, Elbasan 1.