Aktualitet

Rëndohet gjendja, një naftëtare e grevës dërgohet në spital: Nëse nuk mundemi vetë, do hyjnë fëmijët tanë

Rëndohet gjendja, një naftëtare e grevës dërgohet

Në ditën e gjashtë të grevës së grave naftëtare të Ballshit njëra prej tyre është dërguar me urgjencë në spital. Shkak mendohet të jetë bërë presioni i lartë i gjakut.

Në një deklaratë për News 24 ato thonë se do të qëndrojnë në grevë sa të munden, më pas do hyjnë fëmijët e tyre.

Gratë naftëtare hynë në grevën e urisë pasi dolën burrat naftëtarë në ditën e 18-të të grevës.

Kryeministri Rama tregoi përmes një ftese publike gatishmërinë për t`u ulur dhe biseduar me to, por gratë naftëtare pohojnë se do flasin me të vetëm pasi të kenë marrë 20 pagat.

"Jemi brenda ligjit dhe veprojmë në formën më demokratike që ekziston. Shoqet na përfaqësojnë të gjithave, ju ka ikur zëri, s’kanë më fuqi. Kërkesa nga kryeministri për të negociuar bëhet vetëm nëse jep pagat. Nëse s’do mundemi më të vazhdojmë grevën, atëhere do fusim fëmijët këtu. Më mirë të rri këtu se po dola më kap borxhliu", tha një prej naftëtareve.