Aktualitet

Rëndohet gjendja shëndetësore e një prej grevisteve, niset drejt spitalit

Rëndohet gjendja shëndetësore e një prej grevisteve, niset

Një prej grevisteve në Ballsh është nisur drejt spitalit pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar.

Mësohet se grevistja është nisur drejt spitalit me automjet privat.

Vetëm 1 orë më parë, sindikata e naftëtarëve të Shqipërisë publikoi një letër nga sindikata ndërkombëtare IndustriALL Global Union ku përmes së cilës i kërkohej kryeministrit Rama të ndërhyjnë për zgjidhjen e kësaj çështje.

Ndërkohë gratë greviste janë shprehur të vendosura për përmbushjen e kërkesave të tyre. Greva është sot në ditën e 28-të ndërsa gratë janë në ditën e 10-të të grevës së urisë.