Aktualitet

Rëndohet sërish bilanci i Covid, shkon në 18 numri i të vdekurve në 24 orë

Rëndohet sërish bilanci i Covid, shkon në 18 numri i të

18 humbje jete dhe 645 raste të reja pozitive me Covid-19, ky është bilanci i 24 orëve të fundit sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Bëhet me dije po ashtu se janë kryer 2.201 testime, prej të cilave 423 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 403 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.755 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 25 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 645 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

272 raste në Tiranë, 56 në Durrës, 51 në Fier, 48 në Korçë, 30 në Kuçovë, 20 në Mat, 19 në Pogradec, 16 në Vlorë, 15 në Kolonjë, 14 në Elbasan, 13 në Krujë, nga 12 raste në Tepelenë, Dibër, nga 10 raste në Has, Sarandë, nga 8 raste në Devoll, Peqin, nga 6 raste në Mallakastër, Delvinë, Skrapar, 4 në Berat, 3 në Tropojë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Lezhë, Malësi e Madhe.

18 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Sars-Cov2 në spitalet COVID:

8 qytetar nga Tirana, 3 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetare nga Lezha, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetare nga Berati, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri të moshave 56 vjeç deri në 82 vjeç.

COVID-19 – Statistika (27 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                 645

Të shëruar ne 24 orë               403

Të shtruar në spitale               463

Humbje jete në 24 orë            18

Testime ditore                         2.201

Testime totale                184.217

Raste pozitive       36.245

Raste të shëruara       17.755

Raste Aktive       17.719

Humbje jete 771

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         9061

Fier             1347

Durrës        1339

Korçë         1006

Vlorë          858

Shkodër     855

Elbasan      825

Lezhë          739

Berat          554

Gjirokastër 545

Kukës         399

Dibër          191