Aktualitet

Rënie masive gurësh në aksin Skuraj-Burrel, bllokohet përkohësisht qarkullimi

Rënie masive gurësh në aksin Skuraj-Burrel, bllokohet

Shirat e dendur të stinës duket se kanë shkaktuar avari për qarkullimin e mjeteve në kilometrin e 12-të të segmentit Skuraj-Burrel gjatë mëngjesit të sotëm.

Në këtë ka pasur rënie masive gurësh, ndërsa në akset e tjera rrugore nuk ka problematika dhe qarkullimi vijon normalisht, njoftoi Autoriteti Rrugor.

Pavarësisht rrëshqitjes së madhe të gurëve, Kontraktori i mirëmbajtjes menjëherë ka bërë të mundur zhbllokimin e qarkullimit.

Njoftimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar:

Në oret e para të mëngjesit të sotëm ka pasur rënie masive gurësh në segmentin Skuraj-Burrel km 12 duke bërë bllokimin e qarkullimit në të dyja senset e lëvizjes në rrugë

Kontraktori i mirëmbajtjes menjëherë ka bërë të mundur hapjen e qarkullimit në njerin drejtim të rrugës, po punohet për hapjen edhe të krahut tjetër

Në akset e tjera rrugore nuk ka problematika, qarkullimi vazhdon normalisht

Tiranapost.al