Reshje dëbore në vend! Tregoni kujdes në zonat malore

E Shtunë 4 Shkurt 2023, 16:18
TiranaPost
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në facebook këshillon të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore gjatë kalimit në zonat malore.
“Vijon puna në terren nga veriu në jug pa ndërprerje me mjete borëpastruese dhe skuadra pune, për të siguruar që qarkullimi të vijojë normalisht dhe pa probleme përpos temperaturave nën 0 °C.
Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, shkruan Rama.