Aktualitet

Reshjet e borës përfshijnë Juglindjen

Reshjet e borës përfshijnë Juglindjen

Juglindja e vendit është përfshirë të dielën nga reshjet e dëborës. Me të dendura kanë qenë në zonat malore aty ku e trashësia ka shkuar nga 5-10 cm.


Në orët e para të mëngjesit të sotëm vështirësi ka pasur në qarkullim në fshatrat e zonave malore, ndërkohë që të gjitha akset që lidhin zonat urbane me njësitë administrative janë të kalueshme pa probleme.


Rrugët nacionale përfshi dhe atë Qafë Thanë – Kapshticë – Zemblak – Gorice – Korçë – Leskovik janë të kalueshme pa probleme.

Te kalueshme janë edhe rrugët e fshatrave turistikë të Dardhës e Voskopojës por autoritetet e qarkullimit rrugor këshillojnë drejtuesit të pajisin mjetet e tyre me goma dimërore.

Nuk raportohen ndërprerje të energjisë elektrike me përjashtim të shkëputjeve të herëpashershme në zonat e thella.

Temperaturat në Juglindje shënojnë – 4 gradë celsius.