Aktualitet

Reshjet e dëborës në Dibër, ndërprerje e mësimit në 60 përqind të shkollave

Reshjet e dëborës në Dibër, ndërprerje e mësimit

Vijojnë problematikat si pasojë e motit të keq në qarkun e Dibrës.

Reshjet e dëborës janë ndërprerë që natën e mbrëmshme, por ja kanë lënë vendin ngricave. Temperatura në Bulqizë ka shënuar -15 gradë.
60% e fshatrave të Qarkut Dibër vijon të jetë e bllokuar, pasi lartësia e dëborës arrin rreth 1 metër në Lurë, Selisht, Kalaja-Dodës, Sllovë, Trebisht dhe Ostren.


Edhe sot, mësimi nuk vazhdon në 60% të shkollave të Qarkut Dibër.


Pushteti vendor po punon për hapjen e rrugëve. Rruga nacionale Peshkopi-Bulqizë në disa segmente duhet të përdoren zinxhirët.


Firma nënkontraktore po punon për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës. Sot, në orët e para të mëngjesit, është hapur rruga e Arbrit.