Aktualitet

Reshjet intensive të shiut/ Situata me HEC-et normale, drejtori i KESH tregon nivelet aktuale të liqeneve

Reshjet intensive të shiut/ Situata me HEC-et normale, drejtori i KESH

Reshjet intensive të shiut kanë ngritur shqetësimet për rrezikun e përmbytjeve por dhe situatën me energjinë elektrike. Por situata sipas kreut të KESH, situata është nën kontroll. Ai ka treguar nga Facebook situatën me prurjet gjatë orëve të fundit, dhe shkarkimet nga porta e Hec Vau Dejës, Fierzë dhe Koman që aktualisht nuk ndikojnë në rritjen e nivelit të ujit në zonën e nën Shkodrës. Beci shkruan gjithashtu se KESH, po menaxhon situatën duke garantuar sigurinë e digave dhe furnizimin e plotë me energji elektrike të konsumatorit vendas.

Reshjet intensive të shiut/ Situata me HEC-et normale, drejtori i KESH

Benet Beci: 

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare po administron situatën duke arritur të akumulojë në rezervuarët e Hidrocentraleve sasinë e shtuar të prurjeve gjatë orëve të fundit.
Prurjet totale janë 1900 m3/s. Shkarkimet nga porta e Hec Vau Dejës aktualisht janë 500m3/s, sasi kjo, që nuk ndikon në rritjen e nivelit të ujit në zonën e nën Shkodrës.
Nivelet e liqeneve janë:
• HEC Fierzë, 289.41 mmnd (296 mmnd niveli maksimal i liqenit)
• HEC Koman, 170.38 mmnd (176 mmnd niveli maksimal i liqenit)
• HEC Vau Dejës, 71.83 mmnd (76 mmnd niveli maksimal i liqeni)
KESH, po menaxhon situatën duke garantuar sigurinë e digave dhe furnizimin e plotë me energji elektrike të konsumatorit vendas. Gjithashtu do të vijojë bashkëpunimin me autoritetet përgjegjëse dhe do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik.

Reshjet intensive të shiut/ Situata me HEC-et normale, drejtori i KESH

*Tiranapost.al.