Aktualitet

Reshjet shkaktojnë problematika në disa akse, ARRSH njofton zonat ku duhet të lëvizni me zinxhirë

Reshjet shkaktojnë problematika në disa akse, ARRSH njofton zonat ku

Reshjet masive të ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa akse në vend.

Autoritetit Rrugor Shqiptar njofton se në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që nga km 6 deri në km 13 të qarkullohet me zinxhirë.

Sipas ARRSH qarkullimi vijon normal në segmentet, Librazhd-Elbasan, Elbasan-Gjinar, Fushë Arrëz-Kalimash Mollas-Selitë është pastruar me mjete e punëtorë dhe kontraktorët janë në terren në gadishmëri.

Reshjet shkaktojnë problematika në disa akse, ARRSH njofton zonat ku

“Informacion mbi gjendjen e akseve kombëtare: Gjatë natës kanë vazhduar reshjet në të gjithë territorin, në veri ka pasur reshje bore me intensitet normal është punuar për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare. Rënia e materialeve në segmentet: Librazhd-Elbasan, Elbasan-Gjinar, Fushë Arrëz-Kalimash, Mollas-Selitë është pastruar me mjete e punëtorë dhe kontraktorët janë në terren për të mbajtur situatën në kontroll. Në rrëshqitjen e Surrelit ka filluar puna për evadimin e masivit të dherave për pastrimin e rrugës.

Në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që nga km 6 deri në km 13 të qarkullohet me zinxhirë. Kontraktorët janë në gadishmëri për përballimin e çdo situate që mund të paraqitet”, njofton ARRSH.