Aktualitet

Riatdhesimi i shqiptarëve nga kampi Al-Hol: Një delegacion shqiptar ndodhet për vizitë zyrtare në Siri

Riatdhesimi i shqiptarëve nga kampi Al-Hol: Një delegacion shqiptar

Një delegacion shqiptar ndodhet në një vizitë zyrtare në Sirinë Veri-Lindore për operacionin e riatdhesimit të shqiptarëve të mbetur në kampin sirian Al-Hol.

Lajmi raportohet nga mediat kurdo-siriane, të cilat kanë publikuar edhe foto nga takimi, ku ishte i pranishëm konsulli i Shqipërisë në Liban Marc Ghorayeb, së bashku me Gledis Nanon, drejtor i Drejtorisë së Antiterrorist në Policinë e Shtetit dhe Indrit Doda, po nga kjo drejtori.

Riatdhesimi i shqiptarëve nga kampi Al-Hol: Një delegacion shqiptar

“AHNA News” shkruan se, pala shqiptare është pritur nga zyrtarët Abdul Karim Omar dhe Fenner Kaait pjesë e departamentit me marrëdhëniet me jashtë në qytetin Kamishli, provinca ku është edhe kampi Al Hol. Ky rajon qeveriset nga autoritete kurde.

Sipas medias vendase krahas ndihmës të kërkuar nga delegacioni shqiptar për të riatdhesuar fëmijët dhe gratë shqiptarë është folur edhe për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftën ndaj terrorizmit.

Disa javë më parë po për këtë çështje qëndroi disa ditë në Liban edhe ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj. Lidhur me këtë lajm nuk ka ende një deklaratë nga pala shqiptare.