Aktualitet

Rihapet gara për rrugën Milot-Fier, Balluku tregon kushtin për ndërtimin që anuloi të parën

Rihapet gara për rrugën Milot-Fier, Balluku tregon kushtin për

Do të rihapet sërish gara për ndërtimin e rrugës Milot-Fier. Në një intervistë mbrëmë, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dha detaje nga gara e zhvilluar për këtë projekt, pjesë e korridorit Adriatiko-Jonian. Ministrja tha se në garën që u zhvillua për ndërtimin e këtij segmenti, u paraqit një ofertë që parashikonte çmimin 0.62 euro për kilometër, nga 0.75 që ishte tavani i vendosur nga Qeveria Shqiptare, por kjo kompani sipas ministres nuk e plotësonte kriterin lidhur me afatet kohore për të ndërtuar këtë rrugë. 

Balluku tha: 

 “Për rrugën Milot-Fier ne kemi pasur një ofertë të cilën e kemi këqyrur me shumë vëmendje duke qenë se ishte një ofertë shumë voluminoze. Oferta fatkeqësisht nuk është e vlefshme. Oferta teknike ka ardhur shumë e mirë, nga tavani 0.75 që ne kemi vendosur për kilometër, oferta ka ardhur me 0.62 euro për kilometër. Problemi është që nuk përmbushen kushtet teknike.

Një nga kushtet teknike është koha e ndërtimit të këtij segmenti nga ne ka qenë e kërkuar, 60 muaj, ndërkohë që kompania që ka ofertuar ka ardhur me 96 muaj.

Kjo e bën ofertën e pavlefshme pasi ka qenë një nga kriteret. Kështu që kompania ka dështuar pavarësisht ofertës së shkëlqyer financiare që solli për 0.62 euro për kilometër.

Nuk e kemi një ofertë të qëndrueshme, kështu që Milot-Fier do rihapet për ti dhënë mundësi edhe një herë të gjitha kompanive të interesuara, konsorsiumeve që të marrin pjesë”.

Rihapet gara për rrugën Milot-Fier, Balluku tregon kushtin për

*Intervista në RTSH/ Tiranapost.al.