Aktualitet

Rikthehen gjobat për qytetarët që shkelin rregullat! Nga sot ndalohen të gjitha grumbullimet

Rikthehen gjobat për qytetarët që shkelin rregullat! Nga sot

Kryeministri Rama ka paralajmëruar qytetarët që të zbatojnë masat e sigurisë të vendosura për të ndaluar përhapjen e virusit, distancën fizike dhe mbajtjen e maskave. Qytetarët që nuk e zbatojnë këto rregulla do të gjobiten. Gjithashtu nga sot do të ndalohen të gjitha grumbullimet, qoftë edhe ato politike.

Dy masat që do të marrë qeveria: 

-Nuk do te lejojme me ne asnje menyre, asnje lloj grumbullimi, qofte edhe politik! U them te gjitheve vazhdoni punen, liria e levizjes eshte e garantuar, liria e shprehjes s'ka qene kurre e diskutuar, po mbledhjet e me shume se sa numrit te personave te lejuar nga protokollet e sigurise nuk do te lejohen me. Policia e Shtetit duhet te beje detyren pa asnje dallim, kudoqofte ne cdo km katror te Republikes se Shqiperise. Dhe kush merr pjese ne grupime me te medha se sa numrat e lejuar, do te penalizohet.

-Qytetaret do te vijojne te qarkullojne lirisht, pa kufizime e pa autorizime te asnje lloji, por ama do te penalizohen nese kapen ne shkelje te rregullave te distancimit social ne hapesirat e perbashketa publike!