Aktualitet

Rikthehet dimri në Kukës, si paraqitet situata me rrugët

Rikthehet dimri në Kukës, si paraqitet situata me rrugët
Foto ilustruese

Dimri është rikthyer në Kukës. Reshjet e shiut gjatë natës janë zëvendësuar nga reshjet e borës.

Reshjet e borës kanë përfshirë njësitë administrative si Kalisë, Arrën, Surroj, Bushtricë, Gryk-Çajë, Ujmishtë, Topojan, Shishtavec e Borje. Trashësia e borës në këto zona nuk i ka kaluar 10 cm duke mos sjellë kështu probleme në qarkullimin e mjeteve. Nuk ka zona të izoluara.

Ndërkaq, reshjet e shiut gjatë natës kanë shkaktuar rënie të gurëve në disa segmente rrugore, si ato Kukës-Bushtricë, Kukës-Çaf Mali apo Kukës-Shishtavec pa shkaktuar bllokim të rrugëve.