Aktualitet

Rikthehet Ellen DeGeneres: Jam kjo që shihni por bëhem edhe e paduruar, ndjesë kush u lëndua

Rikthehet Ellen DeGeneres: Jam kjo që shihni por bëhem edhe e

Ellen DeGeneres ka nisur sezonin e ri të Show-t të saj në ekranet amerikane, dhe përpos notave të humorit, ajo u bë serioze ku kërkoi një falje për gjerat që nuk duhej të kishin ndodhur kurrë, siç quotoi ajo. Është shfaqja e parë e moderatores për këtë sezon qëkur dolën akuzat se prapa kuintave të emisionit, është një mjedis pune toksik.

'Unë e marr këtë shumë seriozisht dhe dua të them se më vjen keq për njerëzit që mund të jenë prekur’.  Ellen pranoi se hetimet e nisura bënë që të ndodhin shumë ndryshime në stafin dhe punën e saj. Tre producentët kryesorë të Ellen DeGeneres Show u pushuan nga puna mes akuzave për ngacmim seksual dhe sjellje poshtëruese e raciste ndaj punonjësve.

'Nëse kam bërë dikë të ndihet keq, nëse kam lënduar ndonjëherë ndjenjat e dikujt më vjen shumë keq për këtë’, tha Ellen duke shtuar se si person me pozitë dhe numri 1 i Show-t ajo që ndodhi ishte dhe përgjegjësia e saj.

"Ne kemi bërë ndryshimet e nevojshme dhe sot po fillojmë një kapitull të ri".

Ndërsa për akuzat se ajo nuk është personi që hiqet në ekran, Ellen u përgjigj:

‘E vërteta është se unë jam personi që ju shihni në TV tuaj. Unë jam gjithashtu shumë gjëra të tjera. Ndonjëherë jam i trishtuar, bëhem ankthioze, shqetësohem, acarohem, zhgënjehem, bëhem e paduruar dhe po punoj për të gjitha këto. Unë jam në progres e sipër, po punoj. Dua që të gjithë nga 270 punonjësit që punojnë në këtë show të jenë të lumtur dhe krenarë që punojnë këtu".

Show i Ellen DeGeneres ka fituar mbi 60 çmime Emmy që kur u transmetua për herë të parë në vitin 2003.