Rikthehet normaliteti në pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut pas disa orësh bllokim

E Shtunë 4 Shkurt 2023, 17:51
TiranaPost
Pas disa orësh bllokim është rikthyer normaliteti në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, si dhe pikën kufitare të Tushemishtit dhe Gorricës.
Mediat raportojnë se shtetasit shqiptarë kanë qenë të detyruar të presin për orë të tëra, pasi pala maqedonase nga ora 06:30 minuta e ditës së sotme ka pasur probleme me sistemin kompjuterik, çka dhe ka sjellë radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës.