Aktualitet

Rikthehet qarkullimi i mjeteve te Harku i Bërdicës në Shkodër

Rikthehet qarkullimi i mjeteve te Harku i Bërdicës në

Në një postim në Facebook, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar se situata e përmbytjeve në Shkodër dhe Lezhë është përmirësuar gjatë orëve të mbrëmjes.

Ai bën me dije se, është rikthyer qarkullimi i mjeteve në rrugën nacionale te Harku i Bërdicës në Shkodër.

Deri më tani në qarkun e Shkodrës janë evakuuar 318 banorë.

Postimi i Niko Peleshit:

Lajm i mirë nga terreni. Situata në Shkodër e Lezhë ka përmirësim të konsiderueshëm në orët e mbrëmjes. Por puna po vijon pa ndërprerje, duke mos ulur vigjilencën as gjatë orëve të natës. Forcat e Armatosura do të vijojnë të qëndrojnë në zonat problematike deri në përmirësimin e plotë të situatës.

Është rikthyer qarkullimi i mjeteve në rrugën nacionale, te Harku i Bërdicës në Shkodër. Rreth 318 banorë në qarkun e Shkodrës janë evakuuar.

Kemi të gjitha kapacitetet e nevojshme, bashkitë kanë fondet e mjaftueshme për të përballuar situata të tilla emergjencash.