Rikthimi i normalitetit në Kuvend, reagojnë ambasada e SHBA dhe BE në Tiranë
Ambasada e SHBA në Tiranë dhe Delegacioni i BE kanë reaguar pas lajmit se mazhoranca dhe Partia Demorkatike, grupimi i Rithemelimit kanë arritur një dakordësi për rikthimin e normalitetit në Kuvend.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament. Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit”, thuhet në reagim.
Reagimi i OSBE: Mirëpresim lajmin për rikthimin e normalitetit në Parlament. Siç kemi thënë dhe më parë, një parlament që funksionon mirë është thelbësor për të lehtësuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, i cili është objektivi strategjik i vendit, i mbështetur nga shumica dërrmuese e shqiptarëve.