Aktualitet

Rikthimi i studentëve në auditore, rektori Hoxha: Pedagogët të kenë kujdes me penalitetet

Rikthimi i studentëve në auditore, rektori Hoxha: Pedagogët

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi një ditë më parë që studentët të kthehen në auditore, por vetëm për konsultime dhe për provime.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha deklaroi sot se konsultimet do të zgjasin dy javë, para nisjes së sezonit të provimet. Por ai nuk përjashtoi mundësinë që një pjesë e studentëve t'i japin provimet online, siç ndodhi gjatë semestrit të parë.

“Komiteti i Ekspertëve ka lënë mundësinë që të futemi në një dy-javorsh në auditorë për konsultime me studentët dhe për të mbyllur disa procese akademike sic janë praktikat e studentëve dhe disa procese të cilat e kërkojnë komunikimin pedagogë-studentë në auditore apo laboratore e me rrdhë. Brenda kësaj jave ne do të përcaktojmë, ende nuk kemi marrë një vendim, do përcaktojmë se si do të ecim më tej, por duke marrë parasysh eksperiencën e semestrit të parë, të njëjtin ushtrim kemi bërë dhe Universiteti Tiranës megjithëse e kishte të mundur auditorin me ato kufizime, praktikisht mbi 90% të provimeve të semestrit të parë i zhvilloi nëpërmjet sistemit tims pra në distancë me studentët. Mendojë që edhe vendimarrja që do të vij më pas do të jetë pak a shumë ajo e semestrit të pare’’.

Rikthimi i studentëve në auditore, rektori Hoxha: Pedagogët

Ndërkaq, rektori iu bëri thirrje pedagogëve që të kenë kujdes me penalitetet për studentët duke marrë parasysh situatën e pandemisë në të cilin u zhvillua ky vit akademik.

“Ajo që ne u kemi thënë pedagogëve në semestrin e parë është që të kenë kujdes me penalitetet me studentët duke patur parasysh situatën në të cilën u zhvillua ky vit akademik. Besoj se i njëjti mirëkuptim do të jetë edhe për semestrin e dytë”.

*Tiranapost.al.