Aktualitet

Rinas/ 180 pasagjerë të bllokuar prej orësh në avionin për në Itali

Rinas/ 180 pasagjerë të bllokuar prej orësh në avionin

Një vonesë e fluturimeve për në Itali, ka bërë që 180 pasagjerë të presin prej orësh në Aeroportin e Rinasit për t’u nisur drejt vendit fqinj.

Sipas raportimeve, avioni Tiranë-Veneciaka pësuar avari dhe prej afro 3-4 orësh 180 pasagjerët kanë mbetur të bllokuar në avion.

Mediat raportojnë se pasagjerëve nuk u lejohet të zbresin nga avioni, i cili ishte parashikuar për në orën 14:00.