Aktualitet

Rindërtimi nga tërmeti/ 80 apartamente të reja ndërtohen në Lezhë

Rindërtimi nga tërmeti/ 80 apartamente të reja ndërtohen

80 apartamente të tjera janë ndërtuar në Lezhë në kuadër të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Lajmin e bëri me dije kryeministri Edi Rama në Facebook.

Teksa publikoi foto të apartamenteve të reja Rama shkruan:mEdhe 80 apartamente të reja në zonën e dytë në Lezhë, pas bllokut të parë të dorëzuar me 97 apartamente.

Ky është blloku i dytë i apartamenteve, 97 apartamentesh që janë ndërtuar në Lezhë më herët.