Aktualitet

Rindërtimi, Veliaj: Kush firmosi i pari kontratën me bashkinë, është futur në shtëpinë e re

Rindërtimi, Veliaj: Kush firmosi i pari kontratën me bashkinë,

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se vitin tjetër do të mbyllet procesi i rindërtimit. Duke folur në Report tv, Veliaj nënvizoi se ata që kanë firmosur të parët kontraten, janë futur tashme në banesat e reja.

“Teksa mbarojmë pallatet e fundit edhe në Kombinat, edhe në breg të lumit te “5 Maji”, do jetë bashkia që do vazhdojë ta paguajë qiranë, derisa të merret çelësi të futesh te shtëpia e re. Ki parasysh, kush firmosi i pari dhe u tregua bashkëpunues, u fut ne shtëpi. Kush priti deri në fund me shpresë që partia i thoshte do ta bëjmë ne, ajo parti dogji shtëpinë e vet në 8 janar. Pra një parti që djeg shtëpinë e vet, do bëjë shtëpi për njerëzit? Kështu që tani shumica ka rënë dakord dhe ne i kemi fituar të gjitha gjyqet, edhe të partisë së lekut, ndërkohë edhe për partinë e sherrit, dajakut, ne kemi filluar kantieret dhe po të shkosh sot te “5 Maji”, gjysma e pallateve janë të banuara”, theksoi Veliaj.