Aktualitet

Risi në vendosjen e gjobave për shkelësit. Policët rrugorë do të pajisen me smartfona

Risi në vendosjen e gjobave për shkelësit. Policët

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave ditën e sotme, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi se është miratuar vendimi për pajisjen e policëve rrugorë me 110 smartfonë të cilat janë të lidhura me printerat për të vendosur gjobat në momentin që ndodh shkelja.

"Qëllimi kryesor është të forcojmë forcën ndëshkuese në lidhje me të gjithë shkelësit e qarkullimit rrugor, një nga prioritetet tona dhe fokusi është shkëputja dhe mënjanimi i çdo subjektivizmi që vjen nga marrëdhënia që vjen me policin dhe shkelësin duke futur teknologjinë.

Me këtë projekt do të marrim 110 smartofonë që do të jenë në duart e punonjësve të policisë në qarkullim, të cilat janë print me çiftin përkatës dhe menjëherë ku evidentohet shkelja do të emetohet edhe gjoba duke ua dhënë në prezencë shkelësit apo dhe blerjen e 6 radarëve të cilët punojnë dhe evidentojnë çdo shkelje që lidhet me shpejtësinë në qarkullim dhe për çdo shkelje e çon informacionin dhe gjobën në qëndrën operative pa patur nevojë që të negociojë me shkelësin", tha Çuçi.

Tiranapost.al