Aktualitet

Roja që abuzoi me 15-vjeçaren dhe një prej të rinjve ishin sot në gjyq! Çfarë ndodhi pas dyerve të mbyllura

Roja që abuzoi me 15-vjeçaren dhe një prej të rinjve ishin

Kokulur dhe duke mbuluar fytyrën me duar, kështu u shfaq sot para trupit gjykues abuzuesi i 15-vjeçares, i moshuari Abaz Doku. Në seancën e sotme gjyqësore ndodhej edhe një prej të rinjve, Klajdi Poçi, që bashkëpunoi për të abuzuar seksualisht me të miturën në Babrru, të Kamzës.

Në asnjë moment ata nuk treguan fytyrën, duke u munduar të fshiheshin nga kamerat që ndodheshin në fillim të seancës në sallën e gjyqit.

Roja që abuzoi me 15-vjeçaren dhe një prej të rinjve ishin

Gjykata e Tiranës la në burg katër të arrestuarit për përdhunimin e të miturës, ndërsa asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të flasë, ndërkohë avokatet kanë kërkuar masë më të butë, por s’është pranuar nga gjykata.

Roja që abuzoi me 15-vjeçaren dhe një prej të rinjve ishin

Psikologia që ishte e pranishme në sallë theksoi faktin që të miturit nuk ishin në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Dogu, Poçi dhe dy të rinj të tjerë që janë nën moshë, akuzohen se kanë abuzuar me 15-vjeçaren për një kohë të gjatë përmes shantazhit me publikimin e videove intime dhe shkrimin e emrit në muret e pallateve të lagjes.

Ata akuzohen për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim.

Abaz Doku raportohet se abuzonte me të miturën që kur ishte roje në shkollën ku mësonte e mitura, ndërsa më pas e përndiqe dhe e shantazhonte përmes videove intime.

Lexo më shumë: