Aktualitet

Rrëfimi mes lotësh i 11-vjeçares në kampin Roj: Dua të kthehem në Shqipëri

Rrëfimi mes lotësh i 11-vjeçares në kampin Roj: Dua

Gazetari i Le Iene, Taulant Koplikaj ka mundur të intervistojë një prej vajzave në kampin Roj. E mitura 11-vjeçare, mes lotësh rrëfen se nuk dëshiron të qëndrojë më aty. Aj shprehet se dëshiron të kthehet në Shqipëri ku edhe e presin dy shoqet e saj.

Koplikaj shkruan bashkëngjitur me videon se shpreson që Jasmina e vogël të jetë një nga 14 fëmijët që do të riatdhesohen nesër bashkë me katër nënat e tyre.

Kryeministri Rama dhe Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ndodhen në Liban për të përmbyllur procesin e shpëtimit të tyre dhe rikthimit në atdhe.