Rregulli i ri/ Emigrantët shqiptarë në Greqi mund të lëvizin vetëm me vërtetimin e lejeqëndrimit
E Martë 19 Mars 2024, 12:25
TiranaPost
Ministria e Mbrojtjes në Greqi ka miratuar një rregull të ri, sipas të cilit, emigrantët shqiptarë do lejohen të lëvizin vetëm me vërtetimin e lejeqëndrimit.
Pra, ndërkohë që janë në pritje të daljes së lejeqëndrimit, ata mund të lëvizin lirshëm edhe vetëm me vërtetimin blu deri në 31 dhjetor 2024.
Ky rregull rrëzon atë të mëparshmin, sipas të cilit shqiptarët e Greqisë do të pengoheshin të qarkullonin pas 31 marsit, nëse ishin në pritje të lëshimit apo rinovimit të lejes së qëndrimit.