Aktualitet

Rreshjet e dendura shkaktojnë probleme në Rrugën e Arbrit

Rreshjet e dendura shkaktojnë probleme në Rrugën e Arbrit

Reshjet e shumta të shiut kanë krijuar probleme në rrugët nacionale të qarkut Dibër.

Situata paraqitet problematike në rrugën e Arbrit, kryesisht në by-passin e Murrizit, segmentin e Xibrit dhe Bulqizë- Maqellarë.

Rënia e vazhdueshme e gurëve është kthyer në rrezik për aksidente.

Po ashtu, rënie gurësh dhe vështirësi qarkullimi ka pasur edhe në aksin tjetër nacional Burrel-Skuraj, kryesisht në segmentin e Shkopetit.