Aktualitet

Rreshjet e shiut rrëzojnë gurë dhe inerte/ ARRSH: Këto janë akset problematike

Rreshjet e shiut rrëzojnë gurë dhe inerte/ ARRSH: Këto

Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një postimi në Facebook njoftojnë akset që janë problematike për shkak të reshjeve të shumta të shiut.

ARRSH njofton se në akset e rrethit Tropojë si dhe segmenti Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Librazhd ka pasur rënie gurësh dhe inertesh dhe u bën apel drejtuesve që të tregohen të kujdesshëm.

“Vazhdojnë reshjet e shiut në vend duke sjellë edhe rënie gurësh ose inertesh në disa zona, si në akset e rrethit Tropojë, në segmentin Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Librazhd.

Grupet e patrullimi kanë bërë pastrimin e akseve në kohë dhe janë në terren, gati për çdo situatë

Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë” njofton ARRSH.

Tiranapost.al