Rrëshqitje dherash në Kodër-Vilë, bllokohet një krah i rrugës

E Hënë 23 Janar 2023, 12:06
TiranaPost
Reshjet e dendura të shiut në Durrës kanë bërë që në zonën e Kodër Vilës të ketë rrëshqitje dherash.
Konkretisht rrëshqitjet kanë ndodhur në përfundim të rrugës së Currilave, dhe për pasojë është bllokuar njëri krah i qarkullimit në këtë aks.
Autoritetet po punojnë për pastrimin e rrugës dhe hapjen e kalimit në të dyja akset.