Aktualitet

Rrëzohet kërkesa e gylenistit turk: I hapet rruga dëbimit nga Shqipëria për në Turqi

Rrëzohet kërkesa e gylenistit turk: I hapet rruga dëbimit nga

I është rrëzuar kërkesa për sigurimin e padisë, shtetasit turk Selami Simsek. Vendimin e ka marrë sot Gjykata Administrative. Por çfarë do të thotë kjo? 

Pas këtij vendimi i hapet rruga dëbimit të Simsek nga Shqipëria. vetë Simsek ka kërkuar që mos ekzekutohej vendimi i Komisionit Kombëtar për Azilin e Refugjatët. Ai është shpallur në kërkim nga shteti turk pasi akuzohet si pjesë e organizatës që Erdogan e quan terroriste. Erdogan akuzon Fetullah Gulen dhe grupin e tij për organizimin e gushtit të shtetit të dështuar në vitin 2006. 

Shtetasit turk i është refuzuar kërkesa për azil në Shqipëri dhe pas vendimit ai ka 5 ditë kohë që të apelojë, gjë e cila do ndodhë siç ka lajmëruar avokati i tij Elton Hyseni. 

 Si qëndron historia e Selami Simsek?

Selami Simsek u ndaluar në korrikun e vitit të kaluar në Rinas pasi u kap me një vizë false kanadeze. Ai ishte së bashku me mësuesin Harun Çelik i cili e deportua në Turqi. Sipas dy miqve turq, ata pasi përndiqeshin nga Turqia si pjesë e lëvizjes së klerikut Fetullah Gylen dhe prandaj donin të arratiseshin. 

Selami Simsek u dënua me datë 27 janar nga Gjykata e Tiranës me një vit e gjysmë burg. Ai përfitoi uljen e një të tretës së dënimit pasi shfaqi pendesë. Simsek u lirua nga burgu me 9 mars 2020 dhe u u shoqërua në Qendrën e Mbyllur për të Huajt ku ndodhet edhe sot.