Aktualitet

Rriten gjobat për shoferët që kapen me celular, ja masat e reja

Rriten gjobat për shoferët që kapen me celular, ja masat e reja

Ata që kapen duke përdorur celularin teksa drejtojnë makinën do të marrin gjoba më të majme, sipas ndryshimeve të reja që do të bëhen në Kodin Rrugor.

Ishte ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili në një takim me disa nga drejtuesit e policisë rrugore u ndal tek shkaqet më të shumta te aksidenteve dhe masat e reja që do të merren nga gjobitja për mungesën e sigurisë së fëmijëve në automjete, tek çiklistët që udhëtojnë pa masat e sigurisë.

Rriten gjobat për shoferët që kapen me celular, ja masat e reja

Sipas kodit të ri, propozohet që gjoba nga 5000 lekë të bëhet 15.000 lekë të reja. Në rast të përsëritjes së shkeljes atëherë bëhet dyfishimi i gjobës në 30.000 lekë. E nëse përdoruesi I celularit në timon e bënë këtë tre herë brenda vitit, I pezullohet 3 muaj patenta dhe I hiqen 10 pikë nga leja e qarkullimit.

Rriten gjobat për shoferët që kapen me celular, ja masat e reja

Gjate takimit Lleshaj propozoi që të bëhen më shumë kontrolle në zonat ku konsumohet më shumë alkool, në lokale e restorante, pasi do të ashpërsohen edhe gjobat për ata që rezultojnë me alkool mbi normën e lejuar.