Aktualitet

Rriten ndjeshëm të infektuarit me Covid, 25 në Tiranë, rastet në zonat e tjera

Rriten ndjeshëm të infektuarit me Covid, 25 në Tiranë,

43 raste të reja me Covid janë konfirmuar në 24 orët e fundit. Kjo shifër tregon rritje të ndjeshme të rasteve, në disa javë kur të infektuarit raportoheshin me numër tek dhe ditët e fundit pati një rritje të vogël me maksimumin 13 raste. Ministria e Shëndetësisë tregon zonat ku i konfirmuan rastet e reja:

'Janë kryer 3,526 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 43 qytetarë, në këto bashki: 25 raste në Tiranë, 4 raste në Has, Elbasan, 3 raste në Durrës, Lezhë, 2 raste në Lushnje, 1 rast në Shkodër, Mallakastër'.

Fatmirësisht nuk raportohet për viktima, ndërsa 6 pacientë po marrin trajtim në spitalin Infektiv.

Nga mbledhja e komitetit të Ekspertëve, drejtoresha e ISHP Albana Fico njoftoi se ka patur një rritje të numrit të rasteve me të infektuar, ndaj bëri thirrje për vaksimin, për të gjithë moshat mbi 18 vjeç. Ndërkaqm lidhur me praninë e variantit Delta të virusit, që siç thonë ekspertët përhapet më shpejt, në Shqipëri nuk ka të konfirmuar. Disa mostra janë dërguar në Gjermani dhe priten rezultatet.

Statistika (20 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 43
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3526

Testime totale 862,958
Raste pozitive 132,740
Raste të shëruara 130,086
Raste Aktive 198
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 89
Elbasan 21
Vlorë 17
Durrës 16
Fier 15
Shkodër 13
Lezhë 13
Kukës 9
Korçë 4
Gjirokastër 1

*Tiranapost.al.