Rriten pagat për administratën dhe zyrtarët e lartë shtetërorë! Ligji miratohet në Kuvend

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 95 vota pro, 3 kundër, asnjë abstenim, projektligjin për rritjen e pagave të punonjësve të administratës, ku përfshihen edhe funksionarët e lartë shtetërorë, nga presidenti, te kryeministri, ministrat dhe deputetët. 5 deputetë nuk morën pjesë në votim, edhe pse ishin në sallë.
Zbatimi do të nisë nga data 1 prill.
Sa do të rriten pagat?
Paga më e lartë është ajo e Presidentit të Republikës, e cila shkon në 425 mijë lekë. Ajo është përcaktuar edhe si pagë referencë, që do të thotë që paraprin të gjithë hierarkinë e pagave për të gjitha pozicionet e tjera.
Dy funksionarët e tjerë më të paguar janë kryeministri dhe kryetari i Kuvendit, të cilët do të paguhen njëlloj, 393 125 lekë. Ministrat do të paguhen me 318 750 lekë. Ndërsa deputetët me 310 250 lekë.