Aktualitet

Rriten rastet e të infektuarve me Covid, shënohen 5 viktima

Rriten rastet e të infektuarve me Covid, shënohen 5 viktima

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 678 qytetarë nga 3088 testime që janë kryer. Po ashtu Ministria e Shëndetësisë njofton se kanë humbur jetën 5 qytetarë nga Tirana, Kurbini, Librazhdi, Saranda, Lushnja, të moshave 70- 81 vjeç.

Janë shëruar 457 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 42,426 që nga fillimi i epidemisë, ndërkohë që aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 285 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

243 raste në Tiranë, 35 në Vlorë, 34 në Durrës, 31 në Elbasan, 25 në Berat, 24 në Kavajë, 23 në Shkodër, nga 21 raste në Krujë, Kurbin, 18 në Fier, nga 14 raste në Kukës, Lushnje, nga 12 raste në Lezhë, Kuçovë, nga 11 raste në Mat, Dibër, nga 9 raste në Librazhd, Sarandë, Vorë, nga 8 raste në Kamëz, Divjakë, 7 në Korçë, nga 6 raste në Gjirokastër, Himarë, Peqin, Cerrik, nga 5 raste në Tepelenë, Belsh, nga 4 raste në Mirditë, Pogradec, Delvinë, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Prrenjas, Kolonjë, Skrapar, nga 2 raste në Has, Memaliaj, Shijak, Poliçan, Dropull, nga 1 rast në Rrogozhinë, Tropojë, Mallakastër, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Klos, Gramsh, Konispol.

COVID-19 – Statistika (21 Janar 2021)
Raste të reja ditore 678
Të shëruar në 24 orë 457
Të shtruar në spitale 285
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3088

Testime totale 324,460
Raste pozitive 69,916
Raste të shëruara 42,426
Raste Aktive 26,194
Humbje jete 1296

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 15302
Fier 1944
Durrës 1478
Shkodër 1341
Elbasan 1082
Vlorë 1026
Lezhë 961
Korçë 888
Berat 799
Gjirokastër 502
Dibër 486
Kukës 385