Aktualitet

Rriten shifrat e të infektuarve me Covid, 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Rriten shifrat e të infektuarve me Covid, 4 humbje jete në 24

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3307 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 707 qytetarë. Ndërkohë 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 76-89 vjeç.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 268 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 267 raste në Tiranë, 53 raste në Durrës, 34 raste në Elbasan, 30 raste në Vlorë, 22 raste në Berat, 20 raste në Fier, 19 raste në Lezhë, 18 raste në Sarandë, 17 raste në Shkodër, 16 raste në Korçë, 15 raste në Lushnje, 13 raste në Pukë dhe në Librazhd, 12 raste në Krujë, Kurbin, 11 raste në Kukës dhe Kamëz, 9 raste në Gjirokastër dhe Delvinë, 8 raste në Mallakastër, Shijak, Kuçovë,7 raste në Kavajë, Pogradec, Dibër, 5 raste në Gramsh, Vorë, Mat, 4 raste në Vau i Dejës, Belsh, Malësi e Madhe, Cërrik, 3 raste në Divjakë, Prrenjas, Bulqizë, Peqin, Konispol, 2 raste në Tropojë, Skrapar, Patos, Poliçan, 1 rast në Has, Mirditë, Tepelenë, Ura Vajgurore, Selenicë, Roskovec, Memaliaj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 439 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 38,860 që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (13 Janar 2021)
Raste të reja ditore 707
Të shëruar në 24 orë 439
Të shtruar në spitale 268
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 3307

Testime totale 300,413
Raste pozitive 65,334
Raste të shëruara 38,860
Raste Aktive 25,218
Humbje jete 1256

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14542
Fier 1819
Shkodër 1384
Durrës 1363
Lezhë 998
Vlorë 1028
Korçë 934
Elbasan 968
Berat 812
Dibër 536
Gjirokastër 461
Kukës 373