Aktualitet

Rritet numri i gjobave për qytetarët që nuk vënë maskë: Raste në makinë me pasagjerë jo-familjarë

Rritet numri i gjobave për qytetarët që nuk vënë

Në 24 orët e fundit janë gjobitur 844 qytetarë me shumën 30 mijë lekë të vjetra, të cilët janë kapur pa maskë në rrugë. Policia e shtetit bën me dije se nga 844, 659 janë gjoba ndaj qytetarëve të ndaluar në rrugë, ndërsa 185 u janë vënë drejtuesve të makinave dhe pasagjerëve të cilët nuk janë nga e njëjta familje, por ndërkohë nuk vendosin as maskën.

Ndërsa numri i atyre që janë dërguar në komisariat është 12, të cilët nuk kanë pranuar të tregojnë mjetin e identifikimit kur u është kërkuar. Pas identifikimit ata janë gjobitur dhe më pas janë lënë të lirë. Policia bën apel për qytetarët që të zbatojnë rregullin e mbajtjes së maskës me detyrim në ambiene të hapura.

Njoftimin e plotë e lexoni në linkun si më poshtë nga policia e Shtetit.