Aktualitet

Rritet numri i studentëve që duan të marrin vaksinën anti-Covid. Të rinjtë preferojnë dozën e AstraZenecas

Rritet numri i studentëve që duan të marrin vaksinën

Shtatori ka sjelljë rritjen e numrit të studentët që kërkojnë të vaksinohen, pasi nuk mund të futen në auditore pa marrë dozën anti-COVID.

Mjekët deklarojnë se ditët e para të muajit kanë sjellë një fluks të madh të tyre për të kryer të dyja dozat para fillimit të vitit të ri akademik.

Sipas raportimeve të rinjtë po preferojnë të marrin dozën e Astrazenecas.

Sipas një vendimi të kryeministrit Rama, studentët duhet të kryejnë të dyja dozat e vaksinës anti-Covid për t’u kthyer në auditor në mënyrë që të mbrojnë veten dhe të tjerët përreth.

Kjo ka sjellë që gjatë këtij muaji të rritet kërkesa për vaksinim nga ana e studentëve para fillimit të vitit akademik.

Tiranapost.al