Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në vend, si janë të shpërndarë rastet
72 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë testuar 374 persona nga të cilët, 72 rezultuan të infektuar.
Po ashtu vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 19 të prekur në Tiranë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Shkodër, Durrës, Pukë, nga 4 raste në Sarandë dhe Vlorë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, 2 në Lezhë, dhe nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Kavajë.
Aktualisht Shqipëria ka 963 persona aktivë më koroanvirus, kryesisht në Tiranë, Shkdoër dhe Durrës.
COVID-19 – Statistika (28 Qershor 2020)
Testime totale 26292
Raste pozitive 2402
Raste të shëruara 1384
Raste Aktive 963
Humbje jete 55 (Qarku Tiranë 31, Durrës 9, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 6, Kukës 1, Elbasan 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 371
Durrës 181
Shkodër 162
Vlorë 103
Fier 48
Lezhë 33
Korçë 26
Kukës 15
Elbasan 12
Gjirokastër 7
Berat 5