Aktualitet

Rritet paga e ushtarakëve!

Rritet paga e ushtarakëve!

Pagesat e ushtarakëve do të rriten me 30 % duke filluar nga 1 korriku. Lajmin e ka dhënë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi pas mbledhjes së qeverisë.

Në një prononcim për mediat ai u shpreh: Nga data 1 korrik ushtarakët tanë do të kenë një nga pagat më të larta në Rajon.Të gjithë ushtarakatët nga gradat më të ulëta deri më të larta do të kenë një pagë 30% më të lartë. Që do të thotë se paga më e ulët në forcat e armatosura do të jetë 51 mijë lekë të reja, shtuar kësaj edhe pagesa shtesë të trajtimit ushqimor dhe trajtime të tjera sipas vështirësive.