Aktualitet

Rritet sërish numri i të infektuarve nga Covid, mbi 800 raste të reja dhe 18 humbje jete

Rritet sërish numri i të infektuarve nga Covid, mbi 800 raste të

Shifrat e Covid-19 kanë pësuar sërish rritje. Në 24 orët e fundit janë kryer 2.264 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 801 qytetarë, ndërkohë që kanë humbur jetën 18 qytetarë.

Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 483 pacientë, 35 në terapi intensive, 10 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 18 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 9 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Elbasan, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Korça, 1 qytear nga Durrësi dhe 1 qytetar nga Kruja. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

349 raste në Tiranë, 49 raste në Vlorë, 41 raste në Lushnje, 39 raste në Lezhë,

32 raste në Shkodër dhe Korçë, 31 raste në Tepelenë, 23 raste në Berat dhe Gjirokastër,

22 raste në Librazhd, 20 raste në Krujë dhe Mat, 16 raste në Durrës dhe Dibër,

15 raste në Tropojë, 10 raste në Has, 9 raste në Devoll dhe Kuçovë, 8 në Kukës,

7 në Malësi e Madhe, 6 raste në Elbasan dhe Mallakastër, 4 raste në Gramsh,

3 raste në Fier dhe Delvinë, 2 raste në Kavajë, Pukë, Bulqizë, 1 në Kurbin, Sarandë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 490 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 20.974 që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (04 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore                       801

Të shëruar ne 24 orë                    490

Të shtruar në spitale                    483

Humbje jete në 24 orë                 18

Testime ditore                               2.264

 

Testime totale                    199.326

Raste pozitive                      41.302

Raste të shëruara                20.974

Raste Aktive                         19.458

Humbje jete                          870

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 10503

Durrës  1315

Elbasan  799

Fier  1443

Korçë  987

Vlorë  963

Shkodër  868

Lezhë  739

Berat  651

Kukës  404

Dibër  247

Gjirokastër  539