Rritet sërish numri i të prekurve me Covid, 5 të infektuar humbin jetën
Vazhdon të jetë i lartë numri i të infektuarve të rinj, pasi u regjistruan 140 raste të reja me Covid, ndërsa 5 persona humbën jetën.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, pacientët me Covid që humbën jetë janë një 46 vjeçar nga Gjirokastra pa sëmundje të tjera, një 48 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 70 vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese, një 81 vjeçar dhe një 84 vjeçar, të dy nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.
“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 72 raste në Tiranë, 14 në Kavajë, 12 në Fier, 10 në Kamëz, 6 në Kukës, nga 4 raste në Krujë, Kurbin, Mirditë, nga 2 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Tepelenë, Bulqizë, nga 1 rast në Durrës, Lezhë, Lushnje, Vlorë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 101 qytetarë. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 124 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar”, tha Rovena Daja, nga Instituti i Shëndetit Publik.
COVID-19 – Statistika (11 Gusht 2020)
Testime totale 47051
Raste pozitive 6676
Raste të shëruara 3480
Raste Aktive 2991
Humbje jete 205 (Qarku Tiranë 100, Shkodër 33, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 7, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1, Gjirokastër 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1657
Durrës 360
Shkodër 253
Fier 129
Vlorë 107
Lezhë 104
Korçë 99
Kukës 96
Elbasan 69
Berat 49
Dibër 35
Gjirokastër 33