Aktualitet

Rritja e të infektuarve/ A ka çeduar diçka tek ekipi i gjurmuesve?

Rritja e të infektuarve/ A ka çeduar diçka tek ekipi i

Specialistja e ISHP shprehu shqetësimin për shifrat e larta, por për të problemi nuk është tek ekipi i gjurmuesve të kontakteve, pra persoanve me të cilët ka kontaktuar i infektuar, por tek izolimi i këtyre rasteve. Testimi dhe gjurmimi, pa izolim nuk ka vlerë tha doktoreshë Bino. 

Pjesë nga intervista: 

Dukeni e qetë apo? 

Nuk jam e qetë, jemi të shqetësuar për shifrat e larta dhe po përpiqemi të ruajmë të mbajmë këtë situatë dhe ta ulim. Ky është qëllimi ynë.  Sepse sëmundja ka periudhë inkubacioni, duke patur parasysh periudhën e inkubacionit dhe filimin e shenjave atëherë parashikohet edhe ulja.

Nga çpo lexojmë këto ditët e fundit,  pas testimeve numri dy që vjen si element për të ulur numrin është gjurmimi, a janë të lodhur ekipi juaj, a ka mundësi ta bëjnë si ditët e para, ka çeduar dicka aty

Në lidhje me gjurmimn ka qenë stratgjia jonë kryesore, jo vetëm tetimi, ka qenë gjurmimi dhe gjurmimi i kontakteve ky është elementi kyc, gjurmimi pasohet me veprimin e izolimit, vetëm gjurmimi pa pasim të izolimit nuk ka vlerë. Nëse ky kontakt nuk izolohet kjo nuk ka vlerë. Natyrisht ekipet edhe mund të jenë të lodhura por jo nuk lidhet se kemi pasur dhe shtesa, kemi pasur strategjinë e zëvendësimit, është plan B dhe C ku numri i tyre duhet të rritet apo të zëvendësohet. Në ISHP është trefshuar numri i personave që punojnë për ne.

Mbetet një sfidë izolimi sepse mund të gjurmosh identifikosh kontaktin por nëse pacienti nuk izolohet, për këtë kemi nevojë edhe pushtetin ekzekutiv, është diçka që ka funksionuar shumë mirë kur patëm pak raste, por po përpiqemi dhe tani.