Aktualitet

Rritje rroge për policët e burgjeve: Do iu paguhet transporti dhe qiraja e shtëpisë

Rritje rroge për policët e burgjeve: Do iu paguhet transporti dhe

Qeveria ka miratuar rritjen e pagës për punonjësit e policisë së burgjeve. Mësohet se janë 3559 punonjës të policisë së burgjeve të cilët do të përfitojnë nga ky vendim i miratuar. Në vendimin e Këshillit të Ministrave, përcaktohen trajtimet financiare gjatë qëndrimit të tyre në punë. Në  një ndër pikat shihet se për herë të parë atyre do iu paguhet transporti, qiraja e shtëpisë dhe njehësimi i gradave.

Konkretisht:

1. Shtesa per vjetersi pune 1% per çdo vit sherbimi deri ne 25 vjet

2. Garantimi i transportit nepermjet Perfitimit te kompensimit te udhetimit nga 36 km e siper . I cili vijon deri ne ndryshimin e vendbanimit te punonjesit te policise se burgjeve

3. Pagesa per shpenzimet e qerase kur transferohet ose komandohet jashte vendbanimit te tij te perhershem ne largesi mbi 36 km

4. Trajtimi me ushqim pa pagese per punonjesit trasnferoehen ose komandohet jashte vendbanimit mbi 36 km.

5. Paga per grade

6. Vjetersia per sherbim hyn ne fuqi ne 2021

Mësohet se rritja e pagës është kërkuar nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.  Pritet që vendimi të publikohet i plotë.

*Tiranapost.al