Aktualitet

Rrjedha e ujit merr përpara makinën në Malësinë e Madhe, në të cilën ndodhej babai me dy fëmijët

Rrjedha e ujit merr përpara makinën në Malësinë e

Një makine është marrë para rrjedha e ujit në zonën e Bogë pranë Përroit të Thatë në Malësinë e Madhe. Brenda saj ndodheshin babai me dy fëmijët.

Policia njofton se vajza ka mundur të dalë nga makina me ndihmën e një banori të zonës, ndërsa babanë dhe vëllanë e saj i ka marrë rrjedhja e ujit.

Njoftimi i Policise

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësisë e Madhe kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza).


Në momentin që rrjedha e ujit ka marrë përpara automjetin që drejtohej nga shtetasi P. R., rreth 50 vjeç, vajza ka mundur të dalë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës. Vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa babanë e vajzës dhe vëllanë e saj i ka marrë rrjedhja e ujit.

Në vendngjarje ndodhen polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët po punojnë për gjetjen e dy shtetasve (babë e bir).