Aktualitet

Rrjedhja e gazit në një shkollë në Tiranë, QSUT tregon gjendjen e nxënëseve në spital

Rrjedhja e gazit në një shkollë në Tiranë, QSUT tregon

Pas ngjarjes së mëngjesit të sotëm ku për shkak të rrjedhjes së gazit në një shkollë jopublike në Tiranë u dërguan në spital 6 nxënës, QSUT tregon gjendjen e tyre.

Përmes një njoftimi thuhet se pranë Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme janë paraqitur me ambulancë 3 pacientë të ekspozuar nga gaze, të moshës rreth 15 vjeç dhe tre pacientë të moshës 12-14 vjeç të intosikuar në Urgjencën Pediatrike.

Sipas njoftimit pacientët paraqesin simptoma të lehta të intoksikacionit si dhimbje koke, të përzjera dhe pak ansioze, por janë me paramentra stabël dhe jashtë rrezikut për jetën.

“Lidhur me gjendjen shendetesore te nxenesve te intosikuar ne nje shkolle dhe qe jane paraqitur ne QSUT:
Paraditen e sotme, pranë Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme janë paraqitur me ambulancë 3 pacientë të ekspozuar nga gaze, të moshës rreth 15 vjeç.
Tre pacientë të moshës 12-14 vjeç intosikuar janë paraqitur me ambulancë pranë Urgjencës Pediatrike.
Mjeku toksikolog ka kryer konsultën mjekësore dhe ka konstatuar që janë koshiente, paraqesin simptoma të lehta të intoksikacionit si dhimbje koke, të përzjera dhe pak ansioze. Pacientët janë me paramentra stabël, jashtë rrezikut për jetën dhe janë shtruar në pavion për monitorim”, thuhet në njoftimin e QSUT.