Aktualitet

Rrjedhje gazi në një shkollë në Don Bosko, evakuohen nxënësit, 6 prej tyre dërgohen në spital

Rrjedhje gazi në një shkollë në Don Bosko, evakuohen

Gjashtë nxënës të një shkollë jopublike në "Don Bosko" janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe të tjerët janë evakuuar. Shkak është bërë rrjedhja e gazit në sistemin e ngrohjes.

Sipas njoftimit të policisë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e uniformave blu dhe po punojnë për normalizimin e situatës.

“Më datë 20.01.2021, rreth orës 09:30, në një shkollë në rrugën “Don Bosko”, si pasojë e një rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes, është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve të shkollës.

Gjithashtu janë dërguar në spital, gjashtë prej nxënësve ku po ju jepet ndihma mjekësore, pa probleme për jetën. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për normalizimin e situatës”, njofton policia.