Aktualitet

Rritet sërish numri i të infektuarve me Covid, humbin jetën 7 persona. Zonat ku u zbuluan rastet e reja

Rritet sërish numri i të infektuarve me Covid, humbin jetën 7

Numri i të infektuarve me Covid ka pësuar sërish rritje. Në 24 orët e fundit nga 3314 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 739 qytetarë, ndërkohë që 7 të tjerë kanë humbur jetën.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shëruar 469 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 42,895 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

7 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin në spitalet COVID. Katër qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 59- 75 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

251 raste në Tiranë, 39 në Durrës, 35 në Vlorë, 34 në Lushnje, 30 në Elbasan, 27 në Lezhë, 22 në Krujë, 20 në Fier, nga 19 raste në Kavajë, Kamëz, 18 në Shkodër, nga 15 raste në Kukës, Himarë, nga 14 raste në Berat, Shijak, nga 11 raste në Mallakastër, Ura Vajgurore, Dibër, nga 10 raste në Kurbin, Mirditë, nga 9 raste në Mallakastër, Prrenjas, 8 në Gjirokastër, 7 në Vorë, nga 6 raste në Sarandë, Divjakë, Gramsh, nga 5 raste në Malësi e Madhe, Skrapar, nga 4 raste në Pukë, Vau i Dejës, Bulqizë, Peqin, Kuçovë, nga 3 raste në Korçë, Mat, Pogradec, Tepelenë, Patos, nga 2 raste në Has, Rrogozhinë, Delvinë, Belsh, Maliq, Cerrik, nga 1 rast në Përmet, Selenicë, Roskovec, Klos, Poliçan, Dropull.

COVID-19 – Statistika (22 Janar 2021)

Raste të reja ditore        739

Të shëruar në 24 orë     469

Të shtruar në spitale     274

Humbje jete në 24 orë   7

Testime ditore              3314

Testime totale            327,774

Raste pozitive             70,655

Raste të shëruara         42,895

Raste Aktive                26,457

Humbje jete                 1303

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   15452

Fier                      1974

Durrës  1494

Shkodër              1351

Elbasan               1103

Vlorë     1021

Lezhë    990

Korçë    882

Berat     807

Gjirokastër 512

Dibër     483

Kukës    388