Aktualitet

Tuneli i Llogarasë do të jetë me pagesë!

Tuneli i Llogarasë do të jetë me pagesë!

Punimet për tunelin e Llogarasë do të nisin vitin e ardhshëm, ndërsa në përfundim të tij përkshrimi i këtij aksi do të bëhet me pagesë. Në konferencën me gazetarët, Rama tha:

“Akset do të jenë me pagesë dhe pa pagesë. Do të zgjedhësh sa shpejt do të shkosh në destinacion. Nëse do të shkosh me shpejtësi pa ndërprerje dhe në aksin e shpejtësisë, do të paguash. Llogaraja është si rrugë dhe do të mund ta kaloni, nëse doni që t’i bini shkurt mund të zgjidhni tunelin me pagesë. Për mua personalisht rruga e vjetër, është një nga kënaqësitë më të mëdha që marr gjatë udhëtimeve të mija. Siç ndodh në të gjithë botën, në rast se ti do të kalosh në një investim të tillë do të duhet të paguash”.

Tuneli i Llogarasë do të jetë me pagesë!

Me ndërtimin e tunelit, koha e udhëtimit shkurtohet nga 1 orë në 10 minuta. Tuneli i Llogarasë parashikohet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash, që nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës.