Aktualitet

Rrugët e Tiranës në kontroll nga policia natën: Sa u gjobitën

Rrugët e Tiranës në kontroll nga policia natën: Sa u

Drejtuesit e automjeteve në kryeqytet duket se janë sensibilizuar për të mos udhëtuar me shpejtësi apo nën efektin e alkoolit. Kjo vihet re nga numri në rënie i shoferëve që kanë humbur patentën gjatë monitorimit të rrugëve nga policia gjatë mbrëmjes, ndërsa fundjava është cilësuar gjithmonë problematike. Po ashtu janë gjobitur edhe ato makina që kishin parkuar në vende ku nuk lejohej.

Policia ka pezulluar gjatë natës 12 leje drejtimi për shpejtësi të madhe, 10 patenta për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, ku një shofer është vënë në pranga.

Gjatë kontrolleve mbrëmjen e djeshme në aksin Sauk-Teg por edhe në të gjitha rrugët e Tiranës, policia thotë se radari regjistroi shpejtësi nga 130 km/h deri në 178 km/h, në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/h.

Rrugët e Tiranës në kontroll nga policia natën: Sa u

Drageri shënoi masë alkooli që varionte nga 0.7, në 0.39 mg/l deri në 0.57 mg/l alkool në frymëmarrjen e drejtuesve të automjeteve.

“Guxim i tepruar për ata që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit dhe papërgjeshmëri për ata që e drejtojnë në gjendje të dehur, pasojat mund të jenë fatale për jetën e të gjithëve përdorueseve të rrugës. Policia Rrugore me radarë e dragera është e do jetë prezente kudo, jo për të shtuar numrin e gjobave por për të parandaluar kërcënimin e jetës në rrugë nga këta drejtues mjetësh që abuzojnë me rregullin dhe normat e sjelljes në rrugë”, thuhet në njoftimin e policisë.