Aktualitet

Rudina Xhunga për menaxhimin e Covid: Shteti jemi vetë ne, edhe Tritan Shehu e Petrit Vasili që s`janë më në pushtet

Rudina Xhunga për menaxhimin e Covid: Shteti jemi vetë ne, edhe Tritan

Gazetarja Rudina Xhunga foli sot për situatën e krijuar për shkak të pandemisë Covid-19 në vend dhe menaxhimin e saj.

Përmes një interviste në “News24” Xhunga tha se secili nga ne ka përgjegjësi në menaxhimin e situatës dhe frenimin e përjapjes së virusit, ndërkohë që shtoi se edhe ata që kritikojnë shëndetësinë tashmë kanë përgjegjësitë e tyre lidhur me situatën.

“Shteti jemi vetë ne. Shtet është edhe Tritan Shehu, se ka nja 100 vjet që jep e merr në shëndetësi. Shtet është edhe Petrit Vasili se ka qenë në shëndetësi, se këta e dinë se s`janë në pushtet edhe s`kanë më përgjegjësi”, tha Xhunga.

E pyetur lidhur me atë çka mund të bëjë shteti për të ndaluar vetëvrasjet, Xhunga tha mediat mund të bëjnë diçka në lidhje me uljen e vetëvrasjeve, pasi sipas saj dikush që vret veten e mendon si mundësi.

"Mendoj se mediat mund të bëjnë diçka në lidhje me uljen e vetëvrasjeve. Vdekjen nga Covidi nuk e kemi ne në dorë, por vetëvrasjet po.

Dikush që vret veten e mendon si mundësi. E shikon si një shpëtim. Se ai para se të sëmurej ka qenë në shtëpi, duke parë televizor, duke më parë mua që po flas për njërin që ka vrarë veten e të ka parë ty që interviston vëllain e dikujt që ka vrarë veten", shtoi Xhunga.